Rama: Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan, laboratorë e sallë koncertesh për 340 nxënës-artistës
Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan hap dyert me kushte më të mira për 340 nxënësit e saj.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë e rindërtuar me financim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit.
“E rindërtuar me standarde europiane, kjo shkollë ka tashmë klasa të reja, laboratorë shkencorë, palestër dhe sallë koncertesh për 340 nxënës-artistë”, tha Rama.
Në shkollën e mesme artistike “Onufri” në Elbasan janë krijuar kushte shumë të mira për të gjithë profilet që shkolla artistike ofron me laboratorë dhe ambiente të veçanta.
Kjo shkollë do të ketë një shtesë 4 kate, klasa dhe laboratorë të dedikuar për çdo profil artistik dhe sallë koncertesh që do t’u shërbejnë 340 nxënësve me drejtimin artistik të muzikës, skulpturës dhe pikturës.
Fraksion.com