AktualitetRajoniTë fundit

“Shpërthen” murtaja e dhive në Greqi, ndalohet lëvizja e bagëtive

Masa të menjëhershme dhe të vazhdueshme në të gjithë vendin kanë njoftuar autoritetet në Greqi për të luftuar një shpërthim viral vdekjeprurës të murtajës së deleve dhe dhive që kërcënon industrinë vendase të blegtorisë.

Deri në mëngjesin e së premtes janë konfirmuar 35 raste pas rezultateve të reja të kontrolleve të kryera nga ekipet kompetente të Ministrisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimit në ferma të Peloponezit, Komotinisë por edhe në Kretë.

Pas rasteve të evidentuara në 35 ferma në të gjithë vendin janë therur dhe groposur mbi 13000 bagëti të imta ,nga 15 milionë gjithsej ,por vlerësohet se numri I tyre do të rritet.

Kostas Tsiaras, ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural, njoftoi ndalimin e therjes komerciale të dhive dhe deleve, si dhe lëvizjen për riprodhim.

I njohur gjithashtu si “murtaja e dhive”, virusi PPR është një sëmundje shumë ngjitëse që prek dhitë dhe delet, duke shkaktuar sëmundje të rënda dhe vdekje. Sipas zyrtarëve grekë, kjo nuk ka asnjë efekt negativ në shëndetin e njeriut.

Deri më tani, rreth 7,000 kafshë në tufat ku është identifikuar sëmundja janë shkatërruar në rajonin qendror të Thesalisë më të goditur, tha të hënën guvernatori rajonal Dimitris Kouretas.

Thesalia u godit gjithashtu nga një stuhi vdekjeprurëse shtatorin e kaluar që shkaktoi përmbytje të mëdha dhe dëme të gjera në blegtori.

 

Fraksion.com