“Vrasësi nuk gjeti biletë për Londër dhe do të nisej drejt Spanjës”, gazetari: Në aeroportin e Korfuzit u paraqit si shtetas anglez
Gazetari Artur Bibe e konsideroi skenë si nëpër filma arrestimin e Gerlad Shehut, i cili vrau me armë zjarri recepsionistin e hotelit ku ishte pronar.
“Ai u ndoq. Donte të shkonte drejt Manchesterit, nuk kishte bileta, ai ka shtetësi angleze, ai është me dokumente me shtetësi angleze, nuk kishte bileta as për Londër, as për Manchester, dhe mori biletë për Spanjë, ai është ndaluar rreth orës 18: 30, avioni nisej në orën 18:45, si në filmat policorë.
Pasi e kanë ndjekur, e kanë vonuar për të verifikuar pasaportën, e kanë futur në një ambient. Ai e kuptuar, por s’ka bërë asnjë reagim, ishte nervoz, e kanë kuptuar që diçka nuk shkonte. Ai po aplikon si shtetas anglez, jo si shtetas shqiptar, procedurat. Procedura ekstradimit, për Angli janë të tjera, për Shqipëri janë të tjera. Mund ta kërkojë dhe Anglia”, tha Bibe.
Fraksion.com