AktualitetPolitikëTë fundit

“Mazhoranca atentat ndaj pluralizmit”, Balliu në protestë: Të shpërbëjmë narko-Kuvendin, t’i dalim zot vendit

Shefi Organizativ i PD-së së Rithemelimit Klevis Balliu, në fjalën e tij në protestën e opozitës para parlamentit deklaroi se mazhoranca ka bërë atentat ndaj pluralizmit.

Balliu theksoi se narko-Kuvendi duhet të shpërbëhet, duke shtuar se i duhet dalë zot vendit. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë, për të larguar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Klevis Balliu: Grupi Parlamentar i PS është grupi i partisë së krimit dhe të drogës. Është koha t’i dalim zot vendit tonë, shtëpisë sonë. Bashkohuni, të shpëtojmë parlamentin nga narko-qeveria, bashkohuni për Shqipërinë, për demokracinë. Opozita i del zot çdo protestuesi dhe qytetari të lirë. Këta i bënë atentat pluralizmit, duke arrestuar liderin e opozitës. Durim Bamët dhe mafia nuk e kanë vendin në parlament, në Kuvend duhet të jenë përfaqësuesit e qytetarëve dhe jo përfaqësuesit e trafikantëve. Poshtë narko-parlamenti, Rama ik.

 

Fraksion.com