“Do të vras!”, dhunoi dhe kanosi gruan e tij, arrestohet 50-vjeçari në Dibër
Dhunoi gruan e tij dhe e kanosi, arrestohet 50-vjeçari në Dibër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Ramazan Hoxha.
NJOFTIMI I POLICISE
Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Sllova”, sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak.
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe e kanosi se do ta vriste, me armë zjarri, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.
Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R.H., 50 vjeç, banues në fshatin Vleshë, njësia Administrative Sllovë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur se do ta vriste me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së 50-vjeçarit, janë gjetur të fshehura në murin rrethues të banesës dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 5 krehra dhe 267 municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com