AktualitetTë fundit

Detajet: Arrestohet djali i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë

Është vënë në pranga nga polica e Tiranës, djali i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë, Nehat Kullës.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se i biri i Nehat Kullës është arrestuar për dhunë në familje.

Paraprakisht dyshohet se Robert Kulla, 43-vjeç,  ka dhunuar njerkën e tij.

Kujtojmë se Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.

Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Fraksion.com