Life StyleTë fundit

‘Lidhje në kuadër të lojës’ Ilnisa reagon ndaj deklaratës së babait të Meritonit

Ndonëse Ilnisa dhe Meriton Mjekiqi kanë shprehur dashurinë dhe planet për martesë e fëmijë, me sa duket familja e Meritonit ende mendon se romanca e tyre brenda BBV3 ishte në kuadër të lojës.

Më herët edhe familjarët e Ilnisës janë shprehur se marrëdhënien e tyre e shohin si lojë. Para disa ditësh Ilnisa deklaroi se ishte takuar me babanë e Meritonit, mirëpo ky i fundit surprizoi me deklaratën e tij, kur ishte i ftuar të premten në ‘Cherry on ToP’, ku tha se lidhjen e të birit me Ilnisën e sheh në kuadër të lojës.

Gjitha i kemi marrë në kuadër të lojës, brenda është tjetër gjë.

Lidhur me këtë deklaratë Ilnisa ka reaguar së fundmi në tapetin e kuq të BBV, ku tha se dashuria triumfon mbi gjithçka.

Duhet të të jap përgjigje? Padyshim që e pashë, por nuk është se kam ndonjë koment specifik. Di të them se dashuria thyen çdo kufi edhe barrierë dhe fjalët i merr era, kaq.
https://www.instagram.com/reel/C7b4Vd6tmNU/?utm_source=ig_embed&ig_rid=102f178d-5ce9-43c1-b082-212daa7f764a&ig_mid=6CB8DFF6-4432-4AEA-A820-4C9550D10BBC


Ftaksion.com