AktualitetPolitikëTë fundit

Mesazhi i Noizyt për shqiptarët në Athinë: Meritojmë respektin e botës, vetëm bashkë mund t’ja dalim

Kryeministri Edi Rama nisi sot turin e takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” me ndalesën e parë në Athinë. Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Pas mbërritjes së Ramës, u ekzekutan dhe himni kombëtar shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian.

Me Ramën ishte edhe dhe Noizy i cili performoi në sallën ‘Christmas Theater’.

Ai falenderoi kryeministrin dhe u shpreh se të gjithë shqiptarët meritojnë respektin e botës pasi janë punëtore dhe të gjithë bashkë mund t’ja dalin gjithmonë.

“Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur këtu sot. Është gjëja më e mirë që mund të bëj për shqiptarët, të mblidhemi të gjithë bashkë dhe të jemi më të bashkuar se kurrë. Faleminderit kryeministrit që na mblodhi këtu. Jemi punëtorë dhe meritojmë respektin e botës, të jemi të bashkuar gjithmonë sepse vetëm bashkë mund t’ja dalim. Kjo këngë shkon për të gjithë ata që nuk kanë pasur besimin tek shqiptaret anë e mbanë botë”, tha Noizy.
Fraksion.com