Policia i gjeti në spital pas sherrit me farmacisten/ Detaje të reja nga dy gratë ukrainase që u gjetën të vdekura në banesë, çfarë pa shoqja e tyre e dhomës
Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, 25 dhe 40 vjeç janë shtetaset ukrainase që u gjetën pa shenja jete sot në mesditë në një banesë në Tiranë, pranë zonës së “Selvisë”. Shkak për vdekjen e tyre mendohet të jetë mbidoza nga ilaçet qetësuese dhe antidepresantë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Kozachenko dhe Lopukhova ishin konfliktuar dy ditë më parë me një farmaciste në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku kishin hyrë për të blerë medikamentet Tramadol dhe Xanax. Farmacistja ka refuzuar t’iu japë ilaçet në mungesë të recetës së mjekut por kjo ka bërë që ukrainaset të revoltohen dhe janë përplasur fizikisht me të.
Ato e kanë kafshuar farmacisten në krah, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, farmacistja mësohet se ka bërë denoncim në polici.
Efektivët i kanë gjetur dy gratë ukrainase në një spital nga Tiranë dhe më pas i ka shoqëruar në komisariat. Pas marrjes në pyetje ato janë të lërë të lira.
Mirëpo, dy ditë më pas, shoqja e tyre e dhomës i ka gjetur me hemorragji nga goja dhe pa shenja jete.
Fraksion.com