AktualitetBota+Të fundit

Astrazeneka heq vaksinat nga qarkullimi, do të hedhë në treg variante të përmirësuara

Astrazeneka vendos tërheqjen nga qarkullimi në gjithë globin të vaksinave të saj kundër COVID-19-ës.

Kompania anglo-suedeze njoftoi se do të nxjerrë në treg variante të reja të përmirësuara të vaksinave kundër koronavirusit, pasi ato që janë aktualisht në qarkullim janë të vjetëruara.

Për më tepër, siç thekson kompania, shtetet e botës nuk kanë nevojë urgjente për vaksinimin anti-COVID, çka nuk rrezikon mungesa në masë të këtyre vaksinave që rrezikojnë shëndetin e popullatës.

Astrazeneka megjithatë nuk sqaron nëse tërheqja në mase e këtyre vaksinave lidhet me trombozat që shkakton injektimi i tyre. Në fund të muajit të kaluar, kjo kompani farmaceutike pranoi se vaksinat mund të shkaktonin edhe mpiksje gjaku, që mund të shkaktonin edhe dëme të pariparueshme në organizëm.

Fraksion.com