AktualitetPolitikëTë fundit

Meta: Luli dhe “torollaku” morën nga 1-2 mln euro për të vënë të parët në listat e deputetëve! Iliri iu dha prioritet të rinjve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe Lulzim Bashës se këta të fundit morën nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në listat e deputetëve në zgjedhjet parlamentare. Ai tha nga Konventa se zgjodhi që të vendoste në lista të rinj.

“Organizimi sot fillon nga e para, në darkë do të mblidhemi me komisionin e organizimit dhe do të bëjmë bilancin e ditës së sotme, do e fillojmë nga vetja. Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta.

Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe torollaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë.”, tha ai.

Frakdion.com