Megi rrëfen ngacmimin seksual: “Pronar televizioni, emër shumë i njohur
Në episodin e radhës të emisionit MeKast, nga Megi Pojani dhe dy motrat e saj, një nga temat që është trajtuar ka qenë ajo e ngacmimit seksual.
Megi ka ndarë me publikun një rast personal, kur një pronar televizioni e ka ngacmuar dhe i kërkuar në mënyrë intensive që të takohen, pas një interviste që ajo kishte dhënë në këtë kanal. Ja çfarë rrëfeu ajo:
Në momentet që kam pasur të bëj me burra dhe kam pasur marrëdhënie me burra, ka pasur ngacmim dhe flirt, por e quaj të shëndetshëm kur nuk merr përgjigje mbrapsht dhe nuk më pengon në punë, përveç një rasti. Ta them?
Para pak kohësh kam bërë një intervistë në një televizion tjetër dhe më shkruan në Instagram pronari i televizionit, emër shumë i njohur.
Unë akoma e ndjej sikur jam 15 vjeç dhe më duhet t’i respektoj dhe të jem e sjellshme ndaj një personi që ka ndërtuar disa gjëra. Më shkruan dhe më thotë se stafi të do shumë, intervista ishte shumë e bukur, do doja të të takoja. I thashë faleminderit dhe kaq. Për një muaj ai më shkruante çdo ditë dhe më kërkonte që të takoheshim.
Në asnjë moment nuk mendova se po më ngacmonte. Ajo që po më bezdiste ishte që më kërkonte darkë, sepse unë darkat në një takim pune, mbi të gjitha me një burrë, nuk i preferoj. Mes rreshtash shkruante herë pas here për punë. Nuk kisha diçka në dorë dhe thashë pse mos ta takosh dhe ta humbësh si mundësi, dhe i them ta takoj për drekë. Ishte takimi më i çuditshëm që kisha pasur në jetë. Ai më fliste vetëm për pushtetin e tij, sa para bënte te ky projekt…
Gjatë takimit ai më pyeste nëse do dilnim për darkë atë natë dhe unë për ta hequr qafe i thashë që do shkoja në Korçë me shoqet e mia. Pasi mbaruan drekën, ai ishte shumë i pështirë me mimikat që bënte dhe ishte shumë tendencioz dhe kur u largova nga restoranti, ai më shkruan një roman ku më tregonte sa mirë kishte kaluar me mua dhe që donte të më takonte prapë.
Fraksion.com