AktualitetTë fundit

Dosja e “Sterilizimeve”, GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjat afatin e hetimit me 1.5 muaj

GJKKO pranon kërkesën e SPAK për të zgjatur afatin e hetimit për dosjen e “Sterilizimeve” me 1.5 muaj.

Kërkesa e SPAK ishte për një zgjatje prej 3 muajsh.

Mësohet  se zgjatja e afateve i referohet personave në hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.

Ndërkohë ditën e djeshme SPAK sekuestroi pasuritë e biznesmenit Ilir Rrapaj.

Rrapaj e Rjepaj ndodhen në paraburgim, të hetuarit e tjerë janë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 06.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zgjatjen e afatit të paraburgimit me tre muaj për personat nën hetim Klodian Rjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 264 pika 2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 95, datë 09.02.2024, vendosi:

Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, për personat nën hetimKlodian Rrjepaj, Ilir Rapaj Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, duke filluar ky afat nga data 02.2024 deri në datën 01.04.2024.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

 

Fraksion.com