AktualitetPolitikëTë fundit

Goditet me vezë Vangjel Dule, po hynte në GJKKO për të marrë pjesë në gjyqin e Belerit

Një incident është regjistruar në GJKKO.

Mësohet se kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule është goditur me vezë nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur teksa ai hynte në GJKKO, ku do të merrte pjesë në seancën për Fredi Belerin.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala. Ishin dy persona ata që qëlluan Dulen, i cili nuk reagoi për incidentin, ndërsa hyri në ambientet e GJKKO-së.

 

Fraksion.com