AktualitetPolitikëTë fundit

“Qeveria në Shëngjin me dyer të mbyllura”: Fokusi i mbledhjes në ditën e dytë

Vijon edhe këtë të mërkurë, mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin.

Në fokus do të jenë objektivat e qeverisë gjatë 2024-tës dhe do të vijojë analizimi i detyrave lënë nga mbledhja e ngjashme zhvilluar vitin e shkuar në Tepelenë.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e vuri theksin në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë, ndërsa u analizua prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione si dhe vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës.

Mësohet se mbledhja do të përmbyllen sot, me një takim mes kabinetin qeverisës, po me dyer të mbyllura.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com