Life StyleTë fundit

Publiku kërkon me ngulm Arbanën në ‘BBV3’, Ledioni ka 2 fjalë për të thënë

Tashmë është konfirmuar se Ledion Liço do të prezantojë këtë edicion të ‘Big Brother Vip’. Imazhi i tij i ka munguar prej vitesh televizionit e duket se ky do të jetë një rikthim i fuqishëm i tij si prezantues në formatin e famshëm. Ledioni së fundmi ka rikthyer edhe faqen e tij zyrtare në Instagram, ku edhe ka filluar të postojë.

Mirëpo ky ndryshim nuk u prit dhe aq mirë nga ndjekësit, të cilët shprehën hapur në komente mbështetjen për Arbana Osmanin. Për këto komente, duket se ka ardhur nje reagim nga Ledion Liço.

Ai ka postuar një foto në InstaStory ku shkruan: “Besoni në fillimet e reja”.
Fraksion.com