Spikerja e televizionit izraelit shfaqet me armë në ekran
Një spikere lajmesh izraelite e quajtur Lital Shemesh, u shfaq me pistoletë në brez në ekran disa ditë pasi ajo u bëri thirrje izraelitëve të armatoseshin si një mënyrë vetmbrojtje pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi. Fotot e publikuara të gazetares tregojnë se mes izraelitëve ka një rritje kërkese për të qenë të armatosur.
Shemesh, e cila është gjithashtu një rezerviste e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, ka folur hapur për nevojën e Izraelit për të mposhtur Hamasin.
Ajo u shpreh për Fox News në tetor se sulmi i befasishëm që la rreth 1200 të vdekur ishte një holokaust i dytë për për Izraelin.
Fraksion.com