AktualitetPolitikëTë fundit

Rama për opozitën: Kur jam jashtë vendit nuk komentoj lart e poshtë për problemet politike në vendin tim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me ftesë te homologes, Georgia Meloni, po qëndron në shtetin fqinj të Italisë.

Ai u pyet nga gazetarët për gjendjen e opozitës shqiptare, por refuzoi të komentonte. Kreu i qeverisë tha se kur del jashtë vendit, nuk flet lart e poshtë për problemet politike të vendit të vetë.

“Unë kam një parim kur dal jashtë vendit dhe nuk flas me gjuhën time dhe për problemet e politikës në vendin time. Besoj se jashtë kufijve të vendit tënd duhen mbrojtur edhe ata që ndoshta mund të mos jenë shumë në formë në vendin tënd në këtë rast. Kur kam qenë në opozitë dhe lëvizja jashtë vendit, nuk flisja për problemet e qeverisë time shqiptare”, u shpreh Rama.

Fraksion.com