Berisha kërkon protesta të enjten
Pas kërkesës së SPAK dërguar Kuvendit për ashpërsimin e masës ndaj Sali Berisha lidhur me çështjen “Partizani”, ish-Kryeministri në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar ka kërkuar se krahas aksionit të deputetëve, gjatë seancës, të zhvillohen dhe protesta para parlamentit.
Propozimi i Berishës është kundërshtuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, i cili ka deklaruar se nuk ka arritur ende koha për të thirrur qytetarët në protestë, pasi do duhet ende që këtë betejë ta përballojnë deputetët.
Bardhi ka theksuar se protestat e zhvilluara në kohën që SPAK ka nisur një kërkesë për Berishën në Kuvend, do të keqinterpretoheshin nga opinioni publik. Argumentimi i Bardhit në mbledhje është mbështetur edhe nga Flamur Noka.
Fraksion.com