AktualitetPolitikëTë fundit

111-vjetori i Pavarësisë, Rama: Performanca surprizë e artistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit

Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë.

Në kuadër të kësaj dite të shënuar në vendin tonë po zhvillohen një sërë aktivitetesh, ku spikat dhe organizimi artistik i trupës së Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjete sociale pamje të artistëve që në këtë ditë feste kanë realizuar një video nga ambientet e Aeroportit Nënë Tereza, me muzikë dhe kërcim.
“Surpriza e veçante e artisteve te Teatrit te Operas dhe Baletit. 75 vjet TKOBAP”, shkroi Rama.

 

Fraksion.com