AktualitetPolitikëTë fundit

Rama në shkollën profesionale të Peshkopisë: Mos u nxito që të mos kthehesh mbrapsht

Shkollat profesionale po tërheqin gjithnjë e më tepër vëmendjen e të rinjve, të cilët çdo vit e më shumë zgjedhin t’i frekuentojnë ato, si rrugën e sigurt drejt integrimit në tregun e punës.

Kryeministri Edi Rama ishte dje në shkollën profesionale “Nazmi Rushiti” në Peshkopi, e cila falë investimit të buxhetit të shtetit është transformuar nga themelet, në një infrastrukturë model e kompletuar sipas standardeve të njëjta me ato të shkollave europiane.

“Mos u nxito që të mos kthehesh mbrapsht”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale, ndërsa ndau momente nga vizita në këtë shkollë.

Investimet në infrastrukturë për institucionet e arsimit dhe formimit profesional janë shtuar, duke krijuar kushte optimale për mësimdhënie e duke rritur interesin e nxënësve.

Shkolla profesionale “Nazmi Rushiti” në Peshkopi është kompletuar tashmë me reparte të praktikave profesionale, laboratorë, bibliotekë si dhe kabinete të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme didaktike.

 

Fraksion.com