Macron nga Izraeli: Ata njerëz u vranë sepse ishin hebrenj, donin të jetonin në paqe
Presidenti francez, Emmanuel Macron, teksa ndodhet në Izrael dhe po diskutonte me Presidentin izraelit, Isaac Herzog, për sulmin shkatërrues të Hamasit në Izrael më 7 tetor, u shpreh se “ata njerëz u vranë sepse ishin hebrenj dhe sepse donin të jetonin në paqe”.
Macron shprehu gjithashtu “solidaritetin e Francës sot dhe nesër” dhe tha se ndante këndvështrimin e Herzogut, sipas të cilit “lirimi i menjëhershëm i pengjeve duhet të arrihet pa asnjë dallim”.
“Dua t’ju siguroj se nuk do të mbeteni vetëm në këtë luftë kundër terrorizmit”, shtoi ai.
Fraksion.com