Life StyleTë fundit

Këngëtarja e njohur në një lidhje me sulmuesin e Kombëtares?

Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private, por mesa duket lidhja e saj e re nuk u ka shpëtuar syve ‘kureshtarë’. Artistja është pranë së fundmi nën shoqërinë e sulmuesit të Kombëtares, Jasir Asani.

Në fotot e publikuara dyshja janë ulur në një tavolinë teksa futbollisti duket shumë i përqendruar në diskutimin me këngëtaren dhe menaxherin e saj.

Menjëherë publiku ka aluduar se mes dyshes mund të ketë nisur një lidhje dashurie, megjithatë akoma nuk dihet nëse Samanta dhe Asani janë vetëm miq apo mes tyre ka diçka më shumë.

 

Fraksion.com