“Veriu është tokë e askujt”, Kurti i përgjigjet Ramës: Është territor i Kosovës
“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës dhe ne kemi nevojë për më shumë siguri. Pra trupat e NATO-s të jenë në patrullim me Policinë e Kosovës. Policia është dhe në veri të Ibrit. KFOR Nuk është institucion i zbatimit, por Policia e Kosovës. I falënderoj ata që ishin konstruktiv dhe na mbështesin.”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një prononcim për mediat foli për sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë, ku kërkoi ndëshkimin e Serbisë.
“Unë jam që të zbatohet marrëveshja e Ohrit. Tani që Vuçiç është i zënë në Kinë, unë them që ta nënshkruajmë bashkë më kryeministrin e Serbisë marrëveshjen, por ajo sërish nuk është e interesuar.”, u shpreh Kurti.
Fraksion.com