Izraeli dhe Palestina, qendra e konfliktit
Nga Mimoza Golikja*
Izraeli dhe Hamasi, në një histori të gjatë antagonizmi, janë në luftë në Rripin e Gazës dhe dhuna dominon titujt ndërkombëtarisht. Hamasi dhe Izraeli nuk pranojnë të negociojnë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë dhe aq më pak të besojnë te njëri tjetri. Si të tillë, madje edhe provokime të vogla kanë potencial të mjaftueshëm të shkallëzohen me shpejtësi. Izraeli është vend zyrtarisht hebraike në Lindjen e Mesme, Palestina grup i dy territoreve të ndara fizikisht, etnikisht arabe dhe kryesisht myslimane. Kufijtë janë konsideruar si të vënë në dyshim për dekada të tëra. Statusin e Palestinës, disa vende e konsiderojnë shtet i pavarur, ndërsa të tjerët, të jetë territor nën pushtimin e Izraelit. Si izraelitët dhe palestinezët kanë pretendime ndaj vendit prej shekujsh. Konflikti është i vendosur në një cikël të tmerrshëm dhe paqja duket më se e pamundur. Por ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po vazhdojnë takimet me zyrtarë në Lindjen e Mesme në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit. Madje ata diskutuan mbi paketën 47 milion dollarëshe për ndihmat humanitare, e cila synon të lehtësojë gjendjen për mijëra banorë të zhvendosur të Gazës dhe iu bëjnë thirrje të dy palëve, të ndalin dhunën dhe të fillojnë negociatat pa parakushte. Konflikti dy javor nuk ka treguar shenja uljeje ndërkohë që sulmet ajrore izraelite goditën disa objektiva në Rripin e Gazës, duke vrarë edhe civilë, ndërkohë që raketat nga Gaza janë hedhur drejt Izraelit. Izraeli filloi ofensivën tokësore në Gaza prej mëse dy javësh pasi sulmet ajrore nuk arritën të ndalonin sulmet me raketa nga Hamasi. Izraeli ka patur deri tani 29 të vdekur, përfshi dy civilë, në luftimet më vdekjeprurëse në Gaza në pesë vite. Konflikti ka qënë edhe më shkatërrimtar në territorin palestinez ku më shumë se 570 njerëz kanë vdekur, ku pjesa dërrmuese e tyre janë civilë.
Konflikti Izrael – Gaza
Ajo që po ndodh në Gaza në ballafaqimin aktual ka filluar më 12 qershor pikërisht pasi kur muaj më parë ishin zhdukur tre adoleshentë izraelitë në Bregun Perëndimor. Kjo zhdukje u njoftua prej Izraelit më 13 qershor duke fajësuar Hamasin për rrëmbimet. Ishte 14 qershori kur Hamasi gjuajti tre raketa në rajonin Hof Ashkeloni dhe pasimi që iu bë nga sulmet izraelite mbi palestinezët në zonën e Jerusalemit. Më 8 korrik izraelitët njoftuan “Operation Protective Edge” kurse Hamasi nisi një raketë me rreze më të gjatë në Tel Aviv dhe pastaj ishte Izraeli ai që rriti sulmet ajrore kundër objektivave të tij në Gaza. Ndërkohë Hamasi ka rritur arsenalin e tij nga raketa me rreze të shkurtër në raketa me rreze shumë më të gjatë. Brezi i fundit i raketave të tij mund të arrijnë në qendër të popullsisë së Izraelit, në trekëndëshin Jeruzalem, Tel Aviv dhe Haifa. Kërcënimi që vjen nga raketat në fakt është i konsiderueshëm. Mirëpo sipas zyrtarëve të lartë izraelitë, forcave ajrore të cituara për këtë çështje, iu ka munguar inteligjenca se ku saktësisht janë ruajtur këto raketa dhe vendet nga të cilat ato mund të jenë nisur. Në të njëjtën kohë Gaza është e gërryer me një kompleks të shumtë dhe mjaft të thellë tunelesh, gjë që e kufizon inteligjencën dhe aftësinë e municioneve ajrore izraelite. Trupat izraelite kanë shkuar në terren, në mënyrë që të angazhohen në një betejë të përgjakshme me qëllim gjetjen dhe shkatërrimin e tuneleve. Burimet ushtarake thonë se shtrirja e rrjetit të sofistikuar të tuneleve është shumë më i gjerë se sa e kishte parashikuar Izraeli, ndërsa udhëheqësit politikë thonë se shkatërrimi i tuneleve është i domosdoshëm për sigurinë e Izraelit, si dhe qëllimi kryesor i ofensivës aktuale në terren. Pavarësisht humbjeve të rënda, Hamasi i ka shkaktuar një goditje të rëndë Izraelit edhe me vdekjen e 13 ushtarëve, në një ditë edhe në qoftë se është e vërtetë të jetë kapur një ushtar izraelit i Forcave të Mbrojtjes, kjo gjë që do të thotë se do të komplikojë përpjekjet e armëpushimit. Por nga ana tjetër asnjë palë nuk dëshiron, ose që është në gjendje që të mund të përballojë një konflikt edhe më të gjatë, madje shumë analistë izraelite thonë se do të ketë dy apo tre ditë luftimesh, të cilat do t’i japin fund dhunës përpara të premtes së fundit të Ramazanit dhe festës së Eid al-Fitr që vijon.
Hamasi nuk është i vetmi grup militant në Rripin e Gazës
Hamasi e sheh veten si përfaqësues të popullit palestinez, që kur fitoi një shumicë të lehtë, megjithatë ai refuzoi të njohë Izraelin ose të respektojë marrëveshjet e kaluara palestineze me Izraelin. Mirëpo nga ana tjetër thuhet se Hamasi nuk është i vetmi grup militant në Rripin e Gazës, që qëllojnë me raketa mbi Izraelin. Ka grupe të tjera militante në Gaza, veçanërisht palestinezë që janë edhe më radikale se Hamasi dhe të angazhuar plotësisht për dhunën në vend më tepër se sa në politikë, si taktikë kryesore në luftën e tyre me Izraelin. Që prej tërheqjes izraelite në vitin 2005, Hamasi dhe këto grupe të tjera kanë nisur mijëra raketa dhe mortaja nga Gaza në Izrael. Ky zjarr me raketa rrallë shkakton viktima, por kjo e bën jetën e mjerueshme për izraelitët që jetojnë brenda rrezes, edhe pse ishte pakësuar kohët e fundit, kjo ka qënë një nga ankesat më të rëndësishme të Izraelit kundrejt udhëheqjes së Hamasit, duke e bërë përgjegjës për të gjithë zjarrin e raketave nga Gaza, përfshirë edhe grupet e tjera palestineze.
Që nga viti 2007, Izraeli ka ruajtur bllokadën e Gazës, duke i kufizuar të gjithakalimet kufitare në territorin që kontrollon edhe rrugët detare, duke i kufizuar qasjen në ushqim, ujë, energji elektrike, gaz, materialet e ndërtimit, etj. Qëllimi i deklaruar i bllokadës ka qënë për të parandaluar Hamasin nga marrja e lëndëve për të ndërtuar raketadhe mortaja që mund të godisnin Izraelin, por qëllimi tjetër kyç i bllokadës ka qënë për të dobësuar Hamasin politikisht. Kufizimi në mallra ose do të shkaktonte te palestinezë tmbështetjen për një fraksion më të moderuar ose do të detyronte Hamasin vetë të moderohej. Mirëpo kjo shkaktoi vuajtje më shumë në popullsinë civile të Gazës, pasi bllokada”ka shkatërruar ekonominë e Gazës, la shumicën e njerëzve të paaftë për të lënë Gazën, njerëzit e kufizuar nga shërbimet themelore të tilla si kujdesi shëndetësor dhe arsimi, i shkëputën nga njëri-tjetri”. Më shumë se40% e njerëzve në Gaza, gati 50% e të rinjve tani janë të pa punë dhe 80% e njerëzve marrin ndihmë ndërkombëtare. Shumë industri kryesore,si industria e ndërtimit, janë asgjësuarsi dhe materialet esencialenuk janë të lejuara në Gaza. Që nga viti 2005 Izraeli dhe Hamasi kanë zhvilluar tri luftëra të ndara, në vitin 2006, në 2008-2009, dhe në vitin 2012. Izraeli e pushtoi Gazën në dy të parat. Lufta e 2006 u shkaktua nga Hamasi me rrëmbimin e një ushtari të Izraelit. Qëllimi i deklaruar i Izraelit në luftën e 2008-2009 dhe 2012, të cilat Izraeli përkatësisht i quan operacionin “Cast Lead”dhe “Operacioni i Shtyllës së Mbrojtjes”, ishte që të shkatërronte aftësinë e Hamasit për të nisur raketat në Izrael. Thuhet se për shumë vite, Irani ka furnizuar Hamasin me financa dhe raketa të avancuara, por në vitin 2012, Hamasi dhe Irani kanë prishur marrëdhëniet e tyre për shkak të luftës në Siri. Kjo për arsye se Irani mbështet diktatorin sirian Bashar al-Asad, Alevitë Shia, kundër rebelimit popullor sunit. Hamasi refuzoi të marrë anën e Asadit, kështu që Irani preu dërgesat në financa në fund të vitit 2012. Megjithatë, në mars të vitit 2014, Izraeli zbuloi një dërgesë të një rakete me rreze të gjatë M-320, drejtuar për në Gaza, ku u tha se vinte nga një port iranian, gjë që bën që përfshirja iraniane të komplikojë luftën e tanishme në mënyrë të konsiderueshme.
Dhuna në Gaza, shkallëzohet nga vrasjet e hakmarrjes
Historia e shpërthimit të këtij muaji të dhunës në Izrael dhe Palestinës është e njohur, por ajo që e bën interesante është se kjo herë ka qenë pak më ndryshe që në fillim, vëzhguesit amerikanë duket se po e shohin historinë e konfliktit, ndoshta më shumë se kurrë më parë, thonë ananlistët “përmes syve palestinezë”, ndoshta rasti është te aksidenti, kur ekstremistët izraelitë rrëmbyen dhe vranë një fëmijë palestinez, me sa duket në hakmarrjen për vrasjen e mëparshme të tre adoleshentëve izraelitë. Ka qënë e zakonshme më përpara, për transmetimet televizive të lajmeve për t’i dhënë hapësirë historisë psh të një fëmije amerikan të kapur tragjikisht në dhunën e Lindjes së Mesme, por kjo nuk është aq e zakonshme për një fëmijë palestinez. Mirëpo në këtë rast rrjetet i dhanë rëndësi asaj që kishte ndodhur kur bëhet fjalë për jetën e një fëmije, duke i mëshuar aq më tepër me atë “çka nuk ishte njerëzore”. Prej më shumë se dy javësh dhe dhuna në Gaza u shkallëzua nga vrasjet e hakmarrjes, në një fushatë ushtarake. Por në shtypin amerikan, historia e njeriut të konfliktit Izrael-Palestinë, ku janë vrarë më shumë se 570 palestinezë dhe rreth 29 ushtarë izraelitë, duket se ka qëndruar në anën palestineze. Pra mesa shihet historia e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës duket pak më ndryshe këtë herë. Kështu mediaet sociale kanë ndihmuar për të parë më thellë brenda zonave të luftës, në këtë rast brenda Gazës, duke bërë të mundur të shihet një qasje shumë më e plotë ndaj terrorit që mbërtheu një popullsi nën sulm ushtarak. Por kjo nuk do të thotë se kjo mund të ndryshojnë politikën e marrëdhënieve të Amerikës me Izraelin. Mbështetja e SHBA-së për Izraelin nuk është arritur në mënyrë arbitrare, por sepse edhe ajo ka pasur përballë episode të ngjashme të shëmtuara edhe në të kaluarën, madje vetë Palestina është ende e sunduar nën një politikë të tillë.
Tunelet e kontarbandës
Hamasi tashmë ka përdorur disa herë tunelet në ditët e fundit në përpjekje për sulme në tokën izraelite. Metoda e sulmit, në të cilën militantët mbijnë papritur nga nëntoka në goditjet e tyre, kanë ngjallur frikë tek izraelitët që jetojnë afër Gazës. Si skenar i një filmi horror “armiku yt është gati të shpërthejë planin e tij, në dhomën tënde të ngrënies nga poshtë në dysheme, në dhomën e gjumit etj”. Rrjeti i tuneleve është përdorur edhe gjatë luftimit brenda në Gaza, sipas ushtrisë izraelite. Zyrtarët ushtarakë izraelitë iu referohen punimeve nëntokësore si “Lower Gaza” dhe sugjerojnë se të paktën disa prej luftimeve po zhvillohen nën tokë. Tunelet nuk janë një fenomen i ri. Hamasi ka përdorur një të tillë në vitin 2006 për të kapur ushtarin izraelit Gilad Shalit, të cilin e mbajti peng për pesë vjet, deri në marrëveshjen për lirimin e tij në këmbim të më shumë se 1.000 të burgosurve palestinezë. Madje edhe në tetor u zbulua tuneli Wired për energji elektrike dhe komunikim, që ishte në një lartësi të madhe, me gjatësi rreth 1.7 kilometra (afërsisht një milje) dhe i thellë, të paktën 18 metra (59 feet). Muret e brendshme të tij u vlerësuan me 500 ton beton. Por konflikti i tanishëm tregon se ndërtimi i tuneleve ka vazhduar në një formë të qëndrueshme. Ushtria izraelite thotë se gjatë inkursionit së saj në Gaza, deri më tani ka gjetur 66 boshte të ndryshme të aksesit që çojnë në rreth 23 tunele, ku disa nga pikat e hyrjes ishin nën shtëpitë e njerëzve, si dhe uniforma ushtarake izraelite të fshehura brenda në disa prej tyre. Ndërtimi i konsiderueshëm i tuneleve, disa prej të cilave shtrihen për kilometra, i ka bërë ato të vështira për tu prishur, sipas zyrtarëve ushtarakë izraelitë. “Ne po marrim masa për të neutralizuar këto tunele dhe do të vazhdojmë të veprojmë për aq kohë sa është e nevojshme”, është shprehur kryeministri Netanyahu. Ushtria izraelite beson se ka dhjetëra tunele që duhet të gjenden ende, madje në disa prej luftimeve më të ashpra që ajo ka hasur ka qenë rreth hyrjeve të tuneleve. Hamasi filloi përdorimin e tunelve në kufirin e Gazës me Egjiptin, qëllimi i këtyre tuneleve nuk ishte për sulme, por për tregjet e mallrave. Rrugët nëntokësore në Egjipt ishin një mënyrë për ta anashkaluar bllokadën izraelite në Gaza dhe tunelet Gaza-Egjipt janë përdorur për ushqim, gaz, bagëti, e çdo gjë që banorët e Gazës kishin nevojë dhe sipas Izraelit edhe për rifurnizimin e Hamasit me armë, rreth një dekadë e gjysmë më parë, në kufi me Egjiptin, për të kontrabanduar armë në Gaza. Shumë shpejt, përveç kontrabandës së armëve, nëpërmjet tuneleve filloi importimi i çdo lloj malli duke e parë si biznes fitimprurës si dhe tatimet e vendosura ishin një burim kryesor i të ardhurave të saj për qeverinë. Regjimi i ri i Egjiptit i mbylli këto tunele, duke qenë një nga shkaqet e krizës aktuale ekonomike në Gaza. Ndërsa nga viti 2001 palestinezët filluan të përdorin këto tunele shpërthyese për të sulmuar postat kufitare izraelite.
Tunelet e kontrabandës nën kufirin me Egjiptin në përgjithësi janë më të mëdha dhe të pajisur më mirë për të mundësuar funksionimin e vazhdueshëm dhe transferimin e artikujve të rëndë, ndërsa tunelet e infiltrimit janë menduar për t’u përdorur një ose dy herë me një gjerësi të mjaftueshme për një njeri të armatosur e për të ecur i kërusur. Hamasi dhe militantët e tij në përdorimin e këtyre tuneleve janë përpjekur për të sjellë armë dhe komponentë të raketave madje edhe nës htëpi, si dhe çdo gjë tjetër qëata kanë pasur nevojë për të luftuar dhe në rastin eHamasit, për të qeverisur. Civilët kanë sjellë mjete të mjekësisë,ushqim, dhe çdo gjë tjetër që iu është dashur dhe që nuk e kanë marrë përmes bllokadës izraelite. Që kur ushtria egjiptiane u konfiskua dhe sundoi mbi Egjipt nga Vëllazëria Myslimane në vitin 2013, ata bënë që të dobësohej edhe sistemi i funksionimit të tunelit dhe autoritetet egjiptiane mbyllën shumë prej tuneleve kryesore. Izrael ibeson se si rezultat, Hamasi tani është në një situatë unike dhe të ndjeshme ndaj një ofensive, si kjo pasi dihet që ka probleme rifurnizimi.
Çfarë dëshiron Izraeli nga ofensiva në Gaza?
Nga sa duket të paktën është e qartë se Izraeli pushtoi Rripin e Gazës për të shkatërruar tunelet e përdorur nga grupi militant Hamas, i cili ka qëlluar mijëra raketa nga Gaza në Izrael dhe mbështetet në këto tunele për të hyrë në Izrael dhe Egjipt. Por sigurisht, kjo nuk do të shkatërrojë Hamasin plotësisht. Grupi do të jetë në gjendje të gërmojë më shumë tunele ose do të gjejë mënyra të tjera. Ndërkohë, ushtarët izraelitë që kanë vdekur gjatë ofensivës tokësore janë më shumë se në çdo luftë që nga viti 2006, si dhe shumë më tepër janë palestinezë të vrarë se sa izraelitë. Por përse është e tërë kjo humbje? Pse Izraeli nisi një pushtim që do t’i kushtojë jetë atij, Izraelit, si dhe çfarë ndikimi afat-shkurtër do të ketë për Hamasin? Mirëpo nga ajo sa ka ndodhur dhe ndodh atje për një kohë të gjatë duket se konflikti nuk mund të eliminohet plotësisht, por ai vetëm sa mundet të menaxhohet, kjo duke parë nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e strategjisë së Izraelit. Gjë që mbase edhe ndihmon në shpjegimin e ofensivës aktuale të Gazës. Strategjia e Izraelit u rrit nga sulmet e Izraelit me vendet arabe. Për shumicën e ekzistencës së Izraelit, ushtritë arabe konvencionale, si Egjipti dhe Siria, ishin kërcënimet e tij më të mëdha. Izraeli ka luftuar kundër fqinjëve të tij arabë në vitin 1948, 1967 dhe 1973 e gjatë kësaj periudhe, Izraeli ka besuar se shtetet arabe nuk do të pranojnë me dëshirë ekzistencën e tij, duke e bërë të pamundur një marrëveshje të menjëhershme të paqes, si dhe nuk mund të detyrojë fqinjët e tij në nënshkrimin e një traktati paqeje me forcë. Pika e strategjisë së Izraelit për të përmirësuar problemet e tij të sigurisë është deri në gjetjen e një zgjidhje politike për kërcënimin nga shtetet arabe. Disa nga armiqtë më të mëdhenj të Izraelit, si Egjipti dhe Jordania, hoqën dorë në kërkimin për të shkatërruar Izraelin, madje ata kanë nënshkruar edhe traktate paqeje me Izraelin, duke e bërë shtetin hebraik shumë më të sigurtë se sa ishte gjatë Luftës së Ftohtë. Në vitin 2009 dhe 2012, Izraeli ka zhvilluar luftëra të ngjashme kundër Hamasit, që të dy të dizajnuara për të ndaluar sulmet me raketa nga Gaza.
Konfliktit Izrael-Palestinë, tashmë dihet nga gjithkush se vazhdon prej një kohë të gjatë dhe se në të njëjtën kohë ka shumë urrejtje në të dy anët.
Jeta njerëzore brenda konfliktit
Të gjitha luftimet e zhvilluara brenda qyteteve dhe të gjitha bombardimet e hapësirave urbane, shërbejnë si një kurth i mundshëm për vdekjen e civilëve e si pasojë përshkim i luftës në këto qytete e në mënyrë të pashmangshme i shndërron banorët e tyre në mburoja njerëzore të mundshme. Mirëpo një seri posterash janë shpërndarë kohët e fundit nga ushtria izraelite përmes llogarisë së saj në Twitter, Facebook dhe blog ku thuhet se “ku i fshehin terroristët e Gazës armët e tyre”, kjo gjë bën të dyshuar çdo shtëpi, xhami, shkollë dhe spital, të cilat në të njëjtën kohë do të ishin edhe objektiva legjitime, sepse supozohet të jenë pikërisht dhe vendndodhja e armëve, pra imazhet e posterave tregojnë se palestinezët me sa duket kanë fshehur raketat në shtëpitë e tyre civile. Logjika është e thjeshtë, përderisa fsheh Hamasi armë në shtëpi, (të paligjshme), Izraeli mund t’i bombardojë ato si të ishin caqe ushtarake (të ligjshme). Në këtë kuadër, një funksion i vetëm (fshehja e armëve) nga shumë funksione ekzistuese (në shtëpi, strehim, intimitet, etj) përcakton statusin e një vendi urban (në këtë rast shtëpisë), në mënyrë që forma e ngrehinës e humbet kuptimin e saj tradicional. Kurse nga ana tjetër, në një poster tjetër thuhet se “Izraeli përdor armë për të mbrojtur civilët e tij”, e për ironi të kësaj shpjegohet se “Hamasi përdor civilët për të mbrojtur armët”, palestinezët janë të përshkruar si barbarë që injorojnë gramatikën elementare të së drejtës ndërkombëtare. Lufta e Izraelit është, megjithatë, jo vetëm në lidhje me një rikuptim të strukturave arkitektonike, por edhe për transformimin e qenieve njerëzore në dëm kolateral, subjekte të cilët mund të jenë vrarë pa shkelur të drejtën ndërkombëtare. Kjo është ajo çka mund të sjellë teksti i posterit ku shfaqet shefi i Shtabit të Izraelit duke thënë: “.. edhe pse kryejmë sulme ne kujtojmë se ka civilë në Gaza që Hamasi i ka kthyer ata në pengje”, pra të gjithë civilët në Gaza janë duke u mbajtur peng nga Hamasi, i cili konsiderohet një krim lufte dhe shkelje bruto e të drejtës ndërkombëtare që rregullon konfliktin e armatosur. Kjo, pra, ofron arsyetimin ligjor dhe moral kundër akuzave se Izraeli është në një vrasje të civilëve. Shkeljet e supozuara të të drejtave të njeriut të kryera nga palestinezët kundër palestinezëve, duke marrë peng dhe mburoja njerëzit, duke e bërë legjitimimin e dhunës vdekjeprurëse dhe pa dallim nga ana e forcës pushtuese. Prandaj, përdorimi i mburojave njerëzore nuk është vetëm një shkelje. Në luftërat asimetrike bashkëkohore urbane, duke e akuzuar armikun e përdorur mburoja njerëzore ndihmon për të vërtetuar pohimin se vdekja e civilëve “të shënjestruar” është dëmi thjesht kolateral. Kur të gjithë civilët janë mburojë e mundshme njerëzore, kur çdo civil mund të bëhet një peng i armikut, pastaj të gjithë civilët e armikut bëhen viktima. Por thuhet se ashtu si çdo shoqëri tjetër mjaft e larmishme, palestinezët janë të përbërë nga pasuesit e shumë feve, politikës, dhe ideologjive. Palestinezët janë madje të krishterë, myslimanë, ateistë, dhe agnostik. Ata janë nacionalistë dhe ose socialistë. Ata janë laikë, islamistë, post islamikë, dhe post laikë. Ata janë feministë, modernistë, post modernistë, dekonstruksionistë dhe ata janë të lindur në kohë, kozmopolit me të tjerët, unionistë, pacifistë, militantë, etj. Nëse thuhet se kjo është “Fushata gjenocide” e Izraelit në Rripin e Gazës, ajo po hyn në javën e dytë. Numri i të vdekurve e me mijëra të tjerë të lënduar dhe të zhvendosur së bashku me arrestime arbitrare, prishja e shtëpive dhe e familjeve nën një politike konfliktuale të Palestinës dhe Izraelit, nën një urrejtje dhe dhunë, i pengon ata të gjejnë rrugën e paqes.
Shënim: Ky shkrim është marrë nga gazeta “Ushtria”, botuar në korrik 2014.
Fraksion.com