AktualitetTë fundit

Familja dhe policia e kërkonte, i moshuari gjendet i vdekur në Dajt

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në afërsi të njësisë Dajt, në Tiranë, ndërsa prej disa ditësh ishte denoncuar në polici nga familjarët si i humbur.

Policia e Tiranës bën me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Më datë 03.10.2023, pas Njësisë Administrative Dajt, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. Ç., 83 vjeç.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Fraksion.com

03