AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi, 1 minutë heshtje për ish-deputetin Marko Bello

Kuvendi mbajti sot 1 minutë heshtje për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Marko Bello i cili u nda nga jeta 2 vjet më parë në moshën 59-vjeçare, pasi humbi betejën me COVID-19.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i propozoi kryetares së Kuvendit 1 minutë heshtje për Bellon, pasi më 12 shtator ishte edhe datëlindja e tij.

Marko Bello u lind më 12 shtator të vitit 1961.

Ai ishte ish-deputet i Partisë Socialiste si dhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar. Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv.ministër i Mbrojtjes. Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

 

Fraksion.com