AktualitetBota+Të fundit

Mbi 70 të vdekur nga zjarri në Johannesburg

Një zjarr që shpërtheu gjatë natës në një ndërtesë pesëkatëshe në Johanesburg, në të cilën kishte shumë të pastrehë, la pas vetes të paktën 73 të vdekur thanë shërbimet e urgjencës në qytetin më të madh të Afrikës së Jugut.

Disa nga ata që jetonin në një labirint kasollesh dhe strukturash të tjera të improvizuara brenda ndërtesës u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit, tha një zyrtar i qeverisë lokale. Shtatë nga viktimat ishin fëmijë, më i riu ishte 1 vjeçar, sipas një zëdhënësi të shërbimeve të urgjencës.

Dëshmitarët thanë se rreth 200 njerëz mund të kenë jetuar në ndërtesë.

Zëdhënësi i Shërbimeve të Emergjencave të Johanesburgut, Robert Mulaudzi, tha se 52 persona të tjerë u plagosën nga pasojat e zjarrit, i cili shpërtheu rreth orës 1 të mëngjesit.

 

“Kjo është një tragjedi për Johanesburgun. Në mbi 20 vjet shërbimi, nuk kam hasur kurrë diçka të tillë”, tha zëdhënësi Mulaudzi.

Zyrtarët e qytetit thanë se 141 familje u prekën nga tragjedia, megjithëse nuk ishin në gjendje të thonë menjëherë se sa njerëz ndodheshin në ndërtesë në kohën e shpërthimit të zjarrit. Shumë prej tyre besohet se ishin shtetas të huaj, thanë zyrtarët.

Mgcini Tshwaku, një zyrtar i qeverisë lokale, tha se kishte informacione që banorët ndezën zjarr brenda ndërtesës për t’u ngrohur, por ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi tragjedinë./voa

 

Fraksion.com