AktualitetPolitikëTë fundit

Primare për zgjedhjen e kandidatit për bashkinë e Kukësit? Ja çfarë thotë Berisha

Teksa më 24 shtator do të përsëriten zgjedhjet për bashkinë e Kukësit, pasi Safet Gjici u dorëhoq për shkak të videoskandalit në zyrën e tij, vjen një koment nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në dalje për mediat, Berisha theksoi se do të diskutohet bashkë me aleatët nëse do të mbahen primaret për të zgjedhur kandidatin për të garuar për zgjedhjet e 24 shtatorit.

“Zgjedhjet në Kukës po diskutohet në bashkëpunim me aleatët. Do të vendoset nëse do të ketë Primare për Kukësin.”, tha ai.

 

Fraksion.com