AktualitetTë fundit

Kush është Erald Jonuzi me pseudonimin “Zezaku”, shqiptari që u vra në Selanik

Personi në foto është Erald Jonuzi, 35-vjeçari shqiptar që mbeti i vrarë nga një atentat mbrëmjen e djeshme në Selanik.

Erald Jonuzi është personazh i njohur në Korçë, njihet me pseudonimin “Zezaku”. Ka precedentë penale në vitin 2009 në Korçë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.

Në vitin 2008 është thirrur si dëshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Collakut, shokut të tij të fëmijërisë të ekzekutuar nga Mjallaq Pergjika.

Sipas policisë viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të pa njohur hapen zjarr duke e lënë të vdekur ne vend. Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba.

Policia ka nisur një operacion për zbardhjen e ngjarjes. Burime policore thane se rasti është larje hesapesh, por pa përjashtuar edhe ndonjë piste tjetër.

FOTO/ Ku është “Zaku” nga Korça që u ekzekutua poshtë shtëpisë?

 

Fraksion.com