AktualitetPolitikëTë fundit

“Komisioni i Etikës në PD nuk ekziston”, Gazment Bardhi thirri Këshillin Kombëtar, Komisioni i Etikës në PD zbardh vendimin

Komisioni i Etikës në Partinë Demokratike ka shfuqizuar vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të thirrur Këshillin Kombëtar.

Në vendim thuhet se thirrja e Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit pas kërkesës së disa deputetëve është një akt absolutisht i pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.

Komisioni thote se pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Kryesia e Partisë Demokratike e përfaqësuar nga përfaqësuesi Indrit Sefa vlerëson se ‘Sekretari i Përgjithshëm nuk ka tagrin të përcaktojë një rend dite, në rastin e thirrjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar sipas pikës 4 të nenit 46, të ndryshëm nga “Komandimi i Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit të Partisë”.

Më herët gjatë ditës, Gazment Bardhi komentoi mbledhjen e Komisionit të Etikës, duke thënë se ish-kryedemokrati Lulzim Basha po vepron njësoj si ish-kryeministri Sali Berisha një vit më parë.

Bardhi tha gjithashtu se qëndrimi i tij është i njëjtë me një vit më parë. Ai shtoi se Komisioni i Etikës në PD nuk ekziston.

 

Fraksion.com