AktualitetPolitikëTë fundit

“Thirr përgjegjësin e aferave”, Bardhi: Rama të vijë, mos fshihet pas Arben Ahmetajt dhe Rrahman Rrajës

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar pezullimin e seancës plenare dhe prezencën e kryeministrit Edi Rama që siç tha ai, duhet të japë llogari për ngjarjen e Fushë Krujës dhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

“Kur të njoftoni që do shqyrtojmë kërkesën për ndryshim rendi dite do marrim fjalën për të diskutuar. Kam bërë një kërkesë procedurale, të pezullohet seanca, thirr përgjegjësin e dy aferave, të mos fshihet pas Rrjaës dhe Ahmetajt, dhe të japë llogari. Nuk mund ta kalojë në heshtje duke bërë sikur po zgjidh hallet e botës kur s’ka zgjidh hallet e korrupsionit parlamentar. Ka formuar një grup parlamentar në grup, nuk është përgjegjësi individuale e Ahmetajt, ka një përgjegjësi politike. Shoh Elisën që nge dorën i sugjeroj të mos e marrë fjalën, se pastaj duhet të hyjmë tek përmbajtja e kërkesës që ka sjell SPAK. Të lërë kafet në zyrë dhe negociatat me Arben Ahmetajn pastaj kalojmë tek shqyrtimi i kërkesës”, tha Bardhi.

 

Fraksion.com