Zelensky pret “lajme të mira” nga takimi me kancelarin gjerman Scholz
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai pret “lajme të mira” nga takimi i tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz në samitin e NATO-s në Vilnius të mërkurën.
Në një postim në Twitter, Zelensky tha se takimi mes dyshes kishte filluar.
Dialogu me Olaf Scholz… do të jetë kuptimplotë si gjithmonë. Ne presim lajme të mira në lidhje me mbrojtjen e jetëve të ukrainasve dhe mbrojtjen tonë”, tha Zelensky.
Teksa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur për ditën e dytë të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, duke folur me gazetarët, ai tha se ka “tre pyetje prioritare” në rendin e ditës të mërkurën.
Ai i përshkroi ato si një paketë të re armësh, një ftesë për anëtarësim në NATO dhe “garanci sigurie për Ukrainën në rrugën drejt NATO-s”.
“Ne duam të jemi në të njëjtën faqe me të gjithë me gjithë mirëkuptimin… dhe e kuptoj se do ta kemi këtë ftesë kur ta lejojnë masat e sigurisë”, tha Zelensky, duke iu referuar ofertës së Ukrainës për anëtarësim në NATO.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, tha në Telegram se Kievi “do të flasë për mbrojtjen, sigurinë, armët dhe Formulën e Paqes të Presidentit Zelensky”, gjatë ditës së dytë të samitit.
Të mërkurën, Ukraina do të marrë pjesë në takimin e parë inaugurues të Këshillit NATO-Ukrainë dhe do të mbajë takime dypalëshe, tha Yermak.
Fraksion.com