AktualitetPolitikëTë fundit

247-vjetori i Pavarësisë së SHBA: Nga Veliaj tek Salianji, Këlliçi e Basha, cilët ishin politikanët që morën pjesë sot në ceremoninë e Ambasadës Amerikane

Ambasada Amerikane në Tiranë ka mbajtur një pritje për të shënuar 247-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Në fjalën e mbajtur, ambasadorja në ikje Yuri Kim, duke e cilësuar këtë si mundësinë e fundit për t’u parë ballë për ballë me të pranishmit, shprehu mirënjohje dhe foli për vlera të përbashkëta mes amerikanëve dhe shqiptarëve.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj i cili kujtoi kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-së për pavarësinë e Kosovës, që mund të shihet si mesazh i qartë pas tensioneve mes Prishtinës e Beogradit

Diplomatë e personalitete të klerit e politikës në vend morën pjesë në ceremoninë e mbajtur nga Ambasada Amerikane. Kryetarja e kuvendit, Ministri Bledi Cuçi dhe figura të njohura të PS si Taulant Balla, Erion Veliaj e Pandeli Majko ishin të pranishëm nga mazhoranca ndërsa nga opozita nuk mungonin Ilir Meta, Ervin Salianji, Belind Këlliçi, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku etj.

 

Fraksion.com