Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka e 4 vite për Alqi Bllakon
Prokuroria e SPAK ka shpallur pretencat për inceneratorin e Elbasanit, ku kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili me gjykim të shkurtuar të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
Për Alqi Bllakon, SPA ka kërkuar 4 vite burg. Po ashtu, ka kërkuar 10 vite burg për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe 7 vite burgim për Stela Gugalljan.
Ndaj të gjithëve aplikohet gjykimi i shkurtuar, veç burgut SPAK kërkon si dënim të dytë heqje të të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vjet.
Kërkesa e SPAK:
Lefter Koka, SPAK kërkon 10 vite, përfiton 6.8 me gjykim të shkurtuar
Alqi Bllako, SPAK kërkon 4 vite, përfiton 2.8
Serafin Papa 4 vite
Pëllum Abeshi 4 vite
Jonida Zqeqo 4 vite
Bardhyl Çabiri 4-2.8
Mirel Mërtiri 10 -6.8
Stela Gygallja 7 -4.8
Klodian Zoto 10- 6.8
Fraksion.com