PDe Alibeajt: Të hiqen posterat e Këlliçit!
Partia Demokratike ka kërkuar që të ndalohen posterat politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, e kundër normave të pranuara të komunikimit dhe politikës.Duke ju referuar posterit të kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, me gishtat e mesit në publik, në një deklaratë për mediat, drejtoresha e komunikimit të PD, Mirela Karabina tha se këto postera përcjellin dhe nxisnin në shoqërinë shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjelljes së mirë.
Krabina po ashtu theksoi se PD dënon po ashtu edhe gjuhën degraduese dhe fyese të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës. Sipas Karabinës kjo gjuhë është zakon i vjetër i politikë shqiptare 33 vjeçare dhe se kërkojnë që ti jepet fund përdorimit te saj.
‘Partia Demokratike e Shqipërisë konstaton me keqardhje se gjuha e fushatës elektorale po shndërrohet nga politika në një gjuhë degraduese dhe fyese për të gjithë opinion publik shqiptar. Një gjuhë e cila nuk i ka hije aspak garës politike demokratike dhe klimës së përgjithshme në funksion të saj. Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, në takimet e tij elektorale po përdor gjithmonë e më shumë një gjuhë ofenduese, turpëruese dhe linçuese ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës në tërësi.
Gjuha e përdalë e përdorur prej tij është e papranueshme dhe patolorueshem për një shoqëri të civilizuar dhe që kërkon të bëjë pjesë në shoqëritë demokratike europiane. Me një nivel fjalori të tillë, kryesministri i Shqipërisë është duke u tallur me shoqërinë shqiptare dhe me opinionin publik në tërësi. Kjo gjuhë është zakon i vjetër i politikë s shqiptare 33 vjeçare dhe ne kërkojmë që ti jepet fund përdorimit te saj. Fyerjet ndaj kundërshtarëve, fjalori banal dhe ofenduese nuk i shkojnë përshtat asnjë politikani dhe një shoqërie të civilizuar, aq me tepër në gojën e një kryeministër.
Kjo gjuhë nxit urrejtjen, ofendimet dhe përçon mesazhe degraduese në shoqërinë shqiptare, dhe është shembulli më i keq që një kryeminsitër mund të jap. Gjithashtu kërkojmë që të ndalohen publikimi i posterave politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, kundër normave të pranuara të komunikimit dhe politikës, të cilët përcjellin dhe nxisnin në shoqërinë shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjellës së mirë .
Qëllimet politike nuk duhet të tejkalojnë asnjëherë etikën e komunikimit dhe normat e një shoqërie të civilizuar. Bashkëjetesa, komunikimi brenda normave, sjellja e mirë dhe toleranca janë parime të cilat ndihmojnë shoqëritë të emancipohen, ndihmojnë politikën të jetë në funksion të zhvillimit demokratik dhe ekonomik. Çdo gjest apo fjalor kundër këtyre parimeve shkakton regres, prapambetje dhe një klime konfliktale brenda shoqërisë shqiptare. Prandaj i bëjmë thirrje forcave politike, liderëve politik të përdorin një gjuhë dhe një retorikë të pranueshme brenda rregullave demokratike që përcakton një garë elektorale.’- u shpreh Karabina.
Fraksion.com