AktualitetBota+Të fundit

Putin: Rusia ka më shumë mundësi për biznes pas sanksioneve

Rusia tani ka më shumë mundësi se përpara se të vendoseshin sanksionet perëndimore, tha Presidenti Vladimir Putin në kongresin vjetor të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve të enjten.

Pavarësisht disa “çështjeve sistemike me logjistikën, financat dhe teknologjitë”, në vend po hapen mundësi të mëdha për pothuajse çdo fushë të veprimtarisë, tha Putin për elasticitetin e ekonomisë ruse.

Ai vazhdoi duke thënë  më tej se ata që kishin mbetur në Rusi doli të ishin “më të zgjuar” në krahasim me qytetarët që ishin larguar nga vendi. “Ata që qëndruan këtu dhe me të vërtetë punuan doli të ishin më të zgjuar, më energjikë, më efikas se ata që u larguan dhe u jepnin këshilla keqbërësve tanë”.

Shifrat zyrtare tregojnë se ekonomia ruse u tkurr 2.1% vitin e kaluar – më pak se sa ishte parashikuar pas gati një viti sanksionesh të ashpra perëndimore. Megjithatë, rritja e shpenzimeve dhe rënia e të ardhurave kanë çuar në një deficit buxhetor prej 34 miliardë dollarësh, sipas ministrisë së financave.

 

Fraksion.com