Alibeaj takon ambasadoren Kim: Shqetësim, përdorimi i administratës në zgjedhjet e 14 majit dhe pastërtia e kandidatëve
Enkelejd Alibeaj është takuar këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Alibeaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Twitter” ku është shprehur biseda u fokusua kryesisht tek zgjedhjet vendore të 14 majit, por pa lënë pas edhe zhvillimet e fundit politike.
“Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri. Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale”, u shpreh Alibeaj.
Kujtojmë se paraditen e sotme, ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin.
STATUSI:
Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit.
Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri.
Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale.
Në fund të bisedës e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike.
Fraksion.com