AktualitetNATO/BERajoniTë fundit

Përplasja e trenave në Greqi, Charles Michel: Guxim dhe forcë ekipeve të shpëtimit që vazhdojnë punën e tyre të vështirë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka reaguar pas përplasjes së dy trenave në Greqi. Në reagimin e postuar në twitter në gjuhën greke, Michel u ka bërë thirrje ekipeve të kërkimit që të vazhdojnë punën e vështirë me guxim dhe forcë.

“Mendimet e mia janë me popullin e Greqisë këtë mëngjes. Të tronditur nga lajmet dhe pamjet e përplasjes së dy trenave në Tempe. Ngushëllime familjeve të viktimave. Guxim dhe forcë ekipeve të shpëtimit që vazhdojnë punën e tyre të vështirë”- shkruan Michel.

 

Fraksion.com