Life StyleTë fundit

“Nuk të meritonin”, Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë për përjashtimin e Ermionës

Përjashtimi i Ermiona Lekbellos nga “Big Brother Vip”, solli reagime nga më të ndryshmet te banorët, sjelljet e të cilëve na kanë habitur jo pak.

Diçka për të thënë rreth përjashtimit të Ermionës, e ka edhe Beatrix Ramosaj, e cila ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të saj në format.

“Nuk të meritonin. Ti je shpirt i lirë”- ka shkruar Beatrix Ramosaj në Instastory.

Vendimi për përjashtimin e Ermiona Lekbellos u mor ditën e sotme nga ‘Vëllai i madh’, pasi sipas tyre, ajo ka ushtruar dhunë verbale. Masa u komunika për banorët nga Luizi. Pas këtij vendimi, Ermiona bëri gati valixhet e ndërkohë teksa po komunikonte me Luizin, i bëri të ditur se do takohen jashtë. Madje, ajo u bëri thirrje njerëzve që të votojnë Luizin.

BISEDA mes tyre:

Ermiona: Është gjithçka shumë e shëmtuar. O Zot të gjithë votoni këtë djalë. Ik merru vetë më këto hiena.

Luizi: kjo është lojë nervash

Luizi: Ti bie në kategoritë e këtyre.

Ermiona: Unë po iki në shtëpinë time, më presin gjëra të reja. Është 1 mars, e kam gjithë muajin përpara, kam një vajzë që më pret, kam njerëz në Itali. Do qesh me lot me këto aventura kur t’ja tregoj miqve të mi. Do më marrë malli për ty, kur të dalësh e gjen mënyrën sesi do më kontaktosh, se po degjeneroheshim.

Në momentin kur Ermiona ishte duke dalë nga shtëpia, të vetmit që u afruan për ta përcjellë ishin: Luizi, Eva, Kristi, Keisi dhe Tani. Banorët e tjerë, ishin jashtë në oborr, duke diskutuar ngjarjet që ndodhën, duke mos zgjedhur që ta takonin.

 

Fraksion.com