Sërish në qenër masazhit në Tiranë ushtrohet prostitucion: Pranga tre të punësuarave një tjetkr në kërkim
Një qendër masazhi në Tiranë është goditur nga policia pasi ushtronte prostitucion, ku janë vënë në pranga tre të punësuara ndërsa një 23 vjeçare është në kërkim dhe një në ndjekje penale.
Kështu është arrestuar 20-vjeçarja R. L., 23 vjeçarja G. Xh dhe 20 vjeçarja C. Ç., të treja banuese në Tiranë.
A. L., është shpallur në kërkim ndërsa 36 vjeçarja A. V., është në ndjekje penale.
Këto të punësuara përveç se punonin në qendrën e masazheve i cili ishte aktivitet i regjistruar, ushtronin edhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.
Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe. Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.
Fraksion.com