Eva Alikaj është banorja më e re e Big Brother Vip
Aktorja e mirënjohur Eva Alikaj është banorja më e re e Big Brother Vip.
E njohur si “Elsa” e shfaqjes “Pallati 176” dhe e shumë roleve të tjerë në filma të njohur shqipëtar, Eva
Alikaj bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Eva Alikaj u mirëprit nga banorët, por mbetet për t’u parë se si do të jetë marrëdhënia në ditët në vijim. Janë të shumtë rolet që ajo ka luajtur gjatë karrierës së saj me të cilat ka shkëlqyer, por mbetet për t’u parë se si do të shkojë rrugëtimi i saj në këtë ‘reality show’. A do të mundet të përshtatet dhe të bëhet faktor në lojë..
Eva Alikaj është diplomuar për aktore në vitin 1983 në Akademinë e Arteve dhe menjëherë pas përfundimit të studimeve iu bashkua trupës së Teatrit Popullor. Kur ishte ende studente vetëm 21 vjeçe fitoi kupën si “Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar” për rolin e Verës në filmin “Njeriu i mirë”. Në vitin 1991 emigroi për në Austri, por asnjëherë nuk është shkëputur plotësisht nga Shqipëria.
Janë të shumtë rolet që ka luajtur gjatë karrierës së saj, por do të mund të përmendim vetëm disa prej tyre: Elsën në komedinë “Pallati 176” një rol mjaft popullor dhe shumë i pëlqyer, do të përmendim gjithashtu shfaqje të tjera në teatër si, “Në prag të jetës”, “Monserati”, “Romeo dhe Zhuljeta”, “Zbutja e kryeneçes”, “Shkallët”, “Valsi i Titanikut”, “Rr. LOLA BLAU”, “Shtrigat e Salemit”, “Hamlet Makina”, “Terror”, “Ylli pa emër”.
Ka luajtur rolin e Lindës te “Shirat e vjeshtës”, Etlevën te “Treni niset në shtatë pa pesë”, Anën te “Jeta në duart e tjetrit”, Evgjenia te “I paharruari”, Drita te “Vendimi”, Irenën te “Hije që mbeten pas”, Edlira te “Stolat në park”, ka luajtur te filmi “Përdhunuesit” i realizuar në 1995, dhe gjithashtu në filmin “Amanet”.
Fraksion.com