Rusia-2023, fillimi i fundit të “ariut” të rraskapitur
Nga gjeneral Piro Ahmetaj
Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit & NATO-s, kam ndjekur me përgjegjësi shtesë 350 ditë luftime në fushbetejën e Ukrainës: “10-ra konferenca të Këshillit të Atlantikut, Institutit të Luftës në WDC, panele me Ekpertë/personalitete të sigurisë në Washington, Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Londër, Paris, Kolegjin e NATO-s Romë, etj”. Në shtesë të dhjetra publikimeve me fokus këtë subjekt, po paraqes një përmbledhje strategjike rreth 2022 si dhe pritshmëritë për 2023.
I
Rreth 78 vite mbas fitores mbi nazifashizmin si dhe 32 vite mbas rrëzimit të murit të Berlinit dhe kur kampi lindor me në krye BRSS “u shkërrmoq në paqe”,lufta si koncept si dhe agresioni ushtarak kundër tërësisë territoriale të një vendi sovran, pothuaj kishin dalë “jasht mode” nga doktrinat ushtarake, terminologjia e Institucioneve shtetërore, Instituteve, Akademive të sigurisë globale, rajonale, kombëtare, etj.
Prandaj viti 2022 do të skalitet në memorjen e historisë së njerëzimit si viti i riciklimit të ndërmarrjes kriminale të luftës në Europë. Mbas përfundimit të luftës II-të botërore në 8 Maj 1945, më 24 shkurt 2024, regjimi Putinit j’u rikthye përqasjes neo-naziste të ndryshimit të kufijve shtetërore, statuskuosë, hartës dhe balancave gjeopolitike nëpërmjet agresionit ushtarak ose fuqisë së armëve vrastare.
Luftën nuk e bëjnë armët por njërzit me mendje të deformuar. Prandaj duhet ri-theksuar fortë se edhe kjo luftë nuk është kurrësesi mes popullit Rus dhe Ukrainas, por kundër të keqes së përbashkët dhe oshilacione staliniste të Putinit.
Makineria ushtarake e Putinit e nisi agresionin, me konceptet e vjetra; nxorri nga depot armatime dhe paisje ushtarake të ndyshkura; me vlerësime euforike të inteligjencës, me objektiva dhe pritshmëri perandorake (nënkupto ëndrra paranojake) por rezultoi e humbur, e rraskapitur, e izoluar dhe e diskredituar në fund të vitit 2022.
Kështu pasi, përgjatë 2022 Rusia humbi 40% të teritoreve të pushtuara (përfshi Kherson-in e shpallur si pjesë të Mëmës-Rusi), la në fushëbetejë 120 mijë të vrarë, kostoja financiare e kaloi 3 Trilion Euro (2 herë më shumë së Prodhimi i Përgjithshëm Neto (PPN) për 2022 =1.7 trilion); dëshpërim të moralit të ushtrisë dhe kohezionit të kombit Rus; tërësisht e rrakapitur në humbjen e epërsisë si dhe të iniciativës strategjike!
Gjatë vitit 2022, Rusia u izolua nga mbarë bota e qytetëruar: “ndër 194 vetëm 4 shtete terroriste njohën fillimin e kësaj aventure neo-naziste; për shkak të kësaj lufte rrezikon përjashtimin nga 5-shja vendimarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB dhe në mos herët jo shumë vonë, Putini dhe Gjeneralët e tij do të përgjigjen për krime kundër njerëzimit në Gjykatën Ndërkombëtare.
Ndërsa për edhe më keq, Putinin e refuzojnë t’i japin dorën edhe leaderët autokrat të Azis Ju-lindore dhe aleat tradicional të Rusisë. I kanë mbetur aleat vëtëm regjimet terroriste Irani, Korea e Veriut, apo së fundmi Junta e Malit, pas masakrave të së cilëve jo rastësisht janë mercenarët Wagner të Putinit (të njejtët në Ukrainë)!
Gjatë vitit 2022, Rusia-Putiniste i humbi betejat për të testuar kohezionin mes 30 vendeve të NATO-s duke kërcënuar edhe me “gazin si armë gjeopolitike”; për të sfiduar rendin global të sigurisë, kufijtë gjeopolitike dhe interesat Euroatlatike. Në të kundërt, mbi 30 miliard € armatim dhe pajisje ushtarake moderne, flasin fort për kohezionin e përforcuar dhe mbështetjen kritike të Alancës Transatlantike.
Gjatë vitit 2022, Rusia (keq) dështoi në shpresën dhe përpjekjet për të hapur një front të ri lufte duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e pushtetarëve të korruptuar dhe ekstrenistët e tipit Dodik në Ballkan apo duke ricikluar oshilacionet e Millosheviçit në Beograd për të kërcënuar me agresion ushtarak ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës si dhe ndaj prezencës së NATO/KFOR (mbas marrëveshjes ushtarake të Kumanovës – 06/1999).
Nga ana tjetër, agresioni i Rusisë-Putiniste ndaj sivranitetit të Ukrainës i dha një mësim të madh mbarë njerëzimit pasi konfirmoi se paqja nuk është një dhuratë e përjetshme. Thënë këtë shpresoj që kjo luftë do të ulëras si sirenë alarmi për të mbajtur zgjuar Institucionin e mos-haresës së krimeve të luftës si dhe mesazhit të 6 milion martirëve (jo viktimave !) hebrenj të Holokaustit “kurrë mos harroni = never forget”.
Viti 2022 konfirmoi se agresioni ushtarak i Rusisë-Putiniste, nuk është i adresuar vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës, por siç e nënvizoi Presidenti Ukrainës Zelensky në fjalën e tij historike në Kongresin Amerikan: “mbetet një kërcenim serioz ndajrendit globaltë sigurisë ndaj kufijve të demokracisë, vlerave perendimore interesave Euroatlantike (USA/NATO/BE)”!
Në përmbledhje, fundi 2022 ishte vetëm fillimi drejt humbjes turpëruese që e pret Rusinë -Putiniste gjatë 2023 për pushtimin e Ukrainës si dhe e diskretitimit të luftës neo-naziste në përballjen me fuqinë e vlerave demokratike, fuqinë ushtarake, forcën e kohezionit dhe solidaritetit të Aleancës Transatlantike.
II
Vitin 2023, Rusia-Putiniste e ka nisur me një përpjekje të dëshpëruar të ariut të rraskapitur ose e bishës së plagosur rëndë në një vit luftime. Ajo ka shpallur fushatën e hakmarrjes së madhe kundër Ukrainës dhe perëndimit. Edhe pse mund të arrijë disa objektiva operacionale në terren, por e parë në kontekstin e oshilacioneve të humbësve, do të përfundojë si përpjekje kamikaze, e ngjashme me atë të Hitlerit në Prill 1945, i cili në fundin e tij shpalli mobilizimin edhe të mbi 10 vjeçareve, duke e marrë zvarr kombin Gjerman në një avendure vetëvrasëse.
Ukraina për 2023 po/do përballet me heroizëm për të mbrojtur territoret e rimarra, për të mbajtur inisjativën strategjike dhe për të vijuar mësymjen deri në ri-kthimin e statuskuosë së Krimesë para 2014.
Gjithësesi, të gjithë e panojmë se fati i luftës është i ndërlidhur nga mbështetja e USA/NATO, etj me armatime moderne (sa më shpejt edhe më mirë). Prandaj në konferencën ekonimike të Davozit, liderët e mbarë botës e ritheksuan fortë se: “vetëm kohezioni i botës demokratike si dhe mbështetja me armët moderne do të sigurojë fitoren përfundimtare të luftës nga ana e Ukrainës”.
Kështu me nisjen e vitit 2023, SHBA, UK, Gjermania, etj kanë konfirmuar dërgimin e tankeve (Abrams, Challenger & Leopard 2/1) të gjeneratës se fundit, të cilët do të vendosin fatin e luftës në tokë (fillimisht 140 tanke, ndërsa paketa e plotë 350). E tmerruar nga supermacia në manovër dhe fuqinë e zjarrit të tankeve të perëndimit, Kremlini po përdor deri qasje të bandave terroriste si p.sh duke stimuluar ushtarët me 70.000 € për çdo tank Leopard, etj!
Gjithësesi duhet thënë se ka befasuar Greqia që edhe pse zotëron rreth 350 Leopard2 dhe 500 Leopard1, ka konfirmuar se nuk do tu bashkohet 12 vendeve të NATO-s për të dërguar tanke në Ukrainë. Ndërsa shumë keq është pritur edhe qëndrimi “cinik” i Presidentit të Kroacisë në raport me qasjen e Zagrebit Zyrtar ndaj pavarësisë së Kosovës apo luftës në Ukrainë ..?!
E lexuar si kosto financiare, paketa e mbështetjes e USA dhe vendeve të NATO-s (sisteme Patriot, Dronë,Tanke të gjeneratës së fundit, etj) shkon me shumë se 70 miliard €. Ndërsa para 3 ditësh, Liderët e BE në Samitin hisorik të Kiev-it, konfirmuan që ndihma financiare gjatë 2023 do të jetë 18 miliardë €, pa përfshirë mbi 7 miliard € nga Norvegjia. Pra në total lufta apo për më mirë, fitorja e Ukrainës do të mbështetet nga perëndimi me rreth 100 miliard € për vitin 2023.
Nga ana tjetër, shifrat e jashtëzakonshme financiare flasin për vëndosmërinë e perëndimit deri në fitoren e Ukrainës. Ndërkohë që është konfirmuar edhe mbështetja për anëtarësimin në BE dhe në NATO, siç i konfirmoi BBC, ish-Kryetari Komitetit Ushtarak të NATOs, Presidenti i sapo zgjedhur i Çekisë Gjeneral ® Pitr Pavel.
Por dilemat për fundin e luftës dhe përkujdesje e shtuar janë rrjedhojë e armëve bërthamore që trashëgon Rusia (5977 njësi kundrejt 5428 USA; 290 Franca; 225 UK) me të cilat kërcënon se do “ti bëjë gjëmën qytetërimit”. Por gjykoj se “nëse do të guxonte” Rusia do të listohej si “shtet terrorist” dhe do të ndëshkohej/t në mënyrë shëmbullore nga USA/NATO, ndërsa Putinistët si nazistët do gjykoheshin: “për krime kundër njerëzimit” !
Duke e lexuar këtë përmbledhje me “sytë” e kolegëve në Washington, Bruksel, Londër, etj vijojmë ende të besojmë fort, që “2023 është fillimi i fundit të Ariut të plagosur shumë rëndë nga përballja me Ukrainën martire”. Po ashtu, gjatë vitit 2023 Rusia do të gjynjëzohet e diskretituar edhe në përballjen me fuqinë ushtarake të USA/NATO-s, si dhe me kredibilitetin dhe interesat gjeopolitike të demokracisë të Aleancës Euroatlantike!
Do ishte e padrejtë të mos e përshëndesnim rolin aktiv, peshën dhe imaxhin e Republikës së Shqipërisë, si rrjedhojë e përfaqësimit krah SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të OKB si dhe për mbështetjen e pa kushtëzuar të vendimarrjeve në NATO dhe kontributeve me shumë se modeste që RSh vijon ti japë Ukrainës.
Në shtesë, me statusin e ekpertit në peshimin e impakteve të luftës ndaj interesave të sigurisë kombëtare, do ti këshilloja faktorët shtetërorë të Tiranës Zyrtare që: “humbja e luftës, izolimi dhe diskretitimi ndërkombëtar si dhe kolapsi ekonomik që e pret Rusinë në vitin 2023, për pasojë edhe e peshës së Serbisë në Rajon është një rrethanë e artë gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha me SHBA, NATO & UN si dhe për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj“!
Zoti e bekoftë paqen jo vetëm në Ukrainë, fuqinē ushtarake dhe Aleancën e vlerave Transatlantike si dhe interesat kombëtare të RSh.
Ish gjeneral Piro Ahmetaj , është ekspert për SK, Rajonin dhe NATO, Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut,Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe Ish:Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA, Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.
Fraksion.com