Life StyleTë fundit

Dyshja juaj e preferuar Kiara dhe Luizi dhurojnë momente “magjike” që në mëngjes!

Kiara Tito dhe Luizi e kanë nisur ditën shumë bukur. Me t’u ngritur nga gjumi, moderatorja është hedhur në krahët e këngëtarit duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë. Sigurisht, është e kot të themi që Luizi u lumturua se kjo tashmë është fakt.

Ai “po fluturonte “ nga gëzimi ndërkohë që i dhuroi puthje.

Prej dy javësh tashmë dyshja janë afruar shumë me njëri-tjetrin, me Luizin i cili nuk lë moment dhe hapsirë pa i shkuar nga pas Kiarës dhe me këtë të fundit e cila duket se pak nga pak “po shkrin”.

Gjatë këtyre ditëve sidomos përpos ndonjë përplasjeje, kemi parë edhe shumë përqafime dhe puthje nga ata.

Më herët Luizi i ka bërë një kërkesë të veçantë moderatores duke i kërkuar të largohet nga debatet me banorët e tjerë, të cilët po epërdorin sipas tij për të sulmuar atë.

Ndër të tjera ai i ka thënë se e vetmja gjë që mund ta nxirrte nga vetja në atë “reality-show” do të ishte nëse Kiara do të cënohej.

“E vetmja pikë e dobët e imja në këtë shtëpi je ti. Nuk kam asnjë. Je thembra e Akilit, ose merre si të duash. E vetmja gjë që më bën të dal në ekstrem është nëse shikoj që je prekur, je cënuar ti. Ta kërkoj me shpirt të jesh e ftohtë, t’i injorosh dhe mos t’u kthesh përgjigje fare,”-ka shtuar Luizi.

 

Fraksion.com