Life StyleTë fundit

Horoskopi ditor e martë 17 janar 2023

Ky është horoskopi  ditor për ditën e sotme e martë 17 janar 2023. Parashikimi për punën, shëndetin dhe  ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Gjatë gjithë kësaj dite gjërat do ju ecin mirë falë Merkurit. Në çdo moment do kaloni çaste të këndshme. Jeta juaj në çift do jetë harmonike falë mbështetjes së Venusit. Ky planet do të rizgjojë sensualitetin dhe do iu ndihmojë të vendosni dialog me njeri-tjetrin. Ju beqarët do jeni më të hapur për të njohur persona të rinj. Klima do jetë pozitive dhe ju do ndiheni mirë. Në punë do konfliktoheni me një koleg dhe në disa moment do shpërqendroheni nga objektivat. Financat do jenë të qëndrueshme. Mundohuni të mos rrezikoni shumë para se të merrni një vendim të rëndësishëm.

Demi

Sot duhet thjesht ta kontrolloni më shumë veten në mënyrë që gjërat t’iu ecin mirë. Hëna do të nxitë instinktin e pronësisë në çift. Do kërkoni të drejtat tuaja në planin sentimental dhe do jeni edhe shumë xhelozë. Kujdes mos e teproni. Për ju beqarët nuk pritet asgjë e veçantë gjatë kësaj dite. Bëni durim sepse përndryshe vetëm sa do mërzitni veten. Në pune do keni shumë ambicie, por do ju duhet më shumë këmbëngulje dhe pa nxitje nga të tjerët. Financat do Jenë të ekuilibruara. Nuk do fitoni në ndonjë lotari, por edhe nuk do rrezikoni asgjë. Kujdes vetëm nga Plutoni i cili do iu shtyjë te shpenzoni më shumë.

Binjakët

Merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë që do ndiheni edhe më mirë nga më parë. Jeta juaj në çift do jetë në qendër të vëmendjes. Falë Merkurit do i besoni më shumë njëri tjetrit dhe çdo gjë do shkojë ashtu si dëshironi. Ju beqarët do shkëlqeni gjatë gjithë ditës dhe do bëni për vete shumë persona. Sharmi do bëjë që t’iu largohen nga rruga edhe disa rivalë. Në punë do jeni realistë dhe plot energji pozitive kështu që do ia dilni sido që t’i keni rrethanat momentale. Për sa iu përket financave, ato nuk do jenë ashtu si priteshin. Tregohuni më të matur me shpenzimet.

Gaforrja

Sot do bëni të pamundurën për të krijuar një ditë sa më harmonike dhe nuk do ju mbani më mëri as atyre që ju kanë bërë keq. Jeta juaj në çift pritet të jetë shumë e bukur. Gëzimi juaj do të reflektohet kudo. Mos harroni se dashuria është si një lule e brishtë për të cilën duhet të kujdeseni me delikatese. Për ju beqarët do të fillojë lumturia. Ju pret një takim shumë i bukur gjatë të cilit do takoni shpirtin tuaj binjak. Në punë duhet të jeni të duruar sepse po u nxituat keni për të pasur probleme shumë më të mëdha nga më parë. Financat do mbrohen mjaft nga planetët. Disa prej jush mund të kenë edhe shtim të të ardhurave.

Luani

Dita e sotme do ju sjellë shumë surpriza të bukura sot. Në shume momente do ndiheni vërtet sikur jeni në një ëndërr. Për ju të dashuruarit do të jetë një ditë plot ngjyra. Mundohuni vetëm të mos bëni shumë premtime të cilat nuk do mund t’i mbani dot. Ju beqarët duhet të tregoheni pak të kujdesshëm me personat që do njihni sepse ka mundësi të mos jenë të duhurit për ju. Në punë duhet të ruani vetëkontrollin sepse nëse ju dalin të papritura keni për të pasur probleme të vazhdueshme. Financat do jenë të ekuilibruara, mos u shqetësoni. Do keni shume dëshirë të blini disa veshje që iu kanë pëlqyer. Shikoni njëherë çmimin.

Virgjëresha

Ndikimi i njëhershëm i shumë planetëve do nxitë konflikte dhe mosmarrëveshje të shumta sot. Asnjë moment nuk do jeni të qetë. Në marrëdhënien tuaj me partnerin nuk do jeni shumë objektivë dhe kjo do ju çojë në rrugë të gabuar. Mund të lindin edhe konflikte me të. Pranojeni që ju e keni gabim. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni sot personin e zemrës suaj sepse nuk do keni fat. Prisni edhe pak ditë. Në punë duhet të përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të realizuar planet. Çdo propozim pranojeni pa u menduar dy herë. Nëse doni qe financat të jenë të qëndrueshme duhet te kurseni pak më shumë se zakonisht.

Peshorja

Dëgjojeni zemrën gjatë kësaj dite sepse ajo nuk do ju çojë asnjëherë në rrugë të gabuar përkundrazi do ua zbukurojë çdo moment. Do jete Mërkuri ai qe do ndikoje më pozitivisht në jetën tuaj në çift. Do komunikoni më shumë me njëri-tjetrin dhe çdo gjë do shkojë ashtu si duhet. Ju beqarët nuk do e dini as vetë shumë mirë se çfarë do doni të bëni. Nuk do keni takime, kështu që shfrytëzojeni kohën për të reflektuar. Në pune nuk duhet të bëni më shumë sesa iu kërkohet sepse do lodheni. Dikush do iu japë një këshillë shumë të vyer për financat. Tregohuni të kujdesshëm dhe të matur me to.

Akrepi

Sot do reflektoni gjatë dhe do vendosni të bëni disa ndryshime të ecurisë së jetës vetëm që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Dashuria do shkoje për mrekulli. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë e qetë dhe sensuale, ndërsa ju beqarët do keni një takim shumë të këndshëm. Kujdes nga Jupiteri dhe Saturni të cilët mund t’iu bëjnë më naivë dhe më tepër romantikë sesa duhet. Mos ëndërroni shumë, por tregohuni realistë. Në punë duhet të bashkëpunoni me shumë me të tjerët që t’ia dilni. Edhe sikur disa të jenë mendjemëdhenj, mos ua vini shumë veshin, por ecni përpara. Në planin financiar nuk do keni probleme. Tregohuni pak më të matur dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli.

Shigjetari

Sot nuk do ndiheni të sigurt për asgjë dhe do keni frikë të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje do keni përshtypjen se nuk do jeni në lartësinë e duhur ndaj partnerit tuaj dhe do mbylleni në vetvete. Ky është gabimi më i madh që do të bëni. Mundohuni më mirë të flisni me partnerin tuaj. Ju beqarëve do iu peshojë më shumë se kurrë vetmia. Mos u dekurajoni, sot do njihni një person interesant. Në punë nuk do merrni përgjigjen që prisnit nga shefat dhe kjo do ju gëzojë pafundësisht. Të paktën diçka do ju ecë mirë. Do tregoheni të matur me shpenzimet në mënyrë që të rrisni financat.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do jeni shumë kreativë dhe në humor. Askush nuk do arrijë t’iu kundërshtojë dhe disa do e kenë privilegj t’iu kenë pranë. Nëse jeni në një lidhje do keni nevojë për intensitet dhe partneri do jetë në gjendje t’ua plotësojë dëshirat. Ambienti në përgjithësi do jete i mirë për të gjithë. Edhe ju beqarët do e ndieni shumë peshën e të qenit vetëm. Kësaj here do takoni personin ideal në një moment të papritur. Përgatituni shpirtërisht. Në punë do jetë një ditë e qetë. Mos nxitni asnjë konflikt të panevojshëm as me shefat dhe as me kolegët sepse në një moment do ua keni nevojën. Shmangni shpenzimet e panevojshme, përndryshe do keni probleme të mëdha me financat.

Ujori

Nëse kohët e fundit jeni përballur me zhgënjime, sot situata do jetë e njëjtë dhe do jeni të mërzitur. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do jetë e tensionuar. Do mundoheni të impononi mendimet tuaja për gjithçka dhe kjo nuk do i pëlqejë partnerit tuaj. Ndryshoni taktike sepse do keni probleme më të mëdha. Ju beqarët do jeni shumë joshës, por përsëri nuk do keni më shumë sesa një aventurë. Edhe në planin profesional do jetë një dite e zakonshme. Po nuk u treguat më luftarake do mbeteni shumë mbrapa. Për sa iu përket financave, nuk duhet të merrni sot asnjë vendim të rëndësishëm. Qëndroni më vigjilentë se më pare dhe keni për ta parë që gjendja do mbetet e mirë.

Peshqit

Marsi nuk do ndikojë shumë pozitivisht tek jeta juaj gjatë kësaj dite dhe mund t’iu nxitë të futeni edhe nëpër debate. Reflektoni dhe mundohuni ta komandoni veten sepse gjërat mund t’iu ndërlikohen. Nëse jeni në çift duhet të bëni kujdes nga ndryshimet e humorit. Kjo mund të ndikojë tek lidhja juaj. Mundohuni edhe të mos provokoni xhelozinë e partnerit. Ju beqarët do tërhiqeni shumë pas dikujt sot dhe do shpenzoni shumë lek për të qëndruar pranë tij apo për t’i tërhequr vëmendjen. Në punë do keni ide shumë të mira dhe do ia dilni mbanë të realizoni disa nga projektet që keni bërë më herët. Me financat do keni fat, por gjithsesi mos ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet.

 

Fraksion.com