Tritol shefit të krimeve në Shkodër, i ati: Kemi qenë 17 vetë brenda, shpërthimi ishte i fuqishëm. S’kemi ngatërresa me njeri!
Gjergj Shpati, babai i shefit të krimeve në Shkodër, ka rrëfyer ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin verior, ku iu vendos eksploziv banesës së shefit të krimeve Pëllumb Shpati.
Gjergj Shpati në një prononcim për mediat shprehet se dëmet janë kudo në dyer, driatare e fasadë. Në banesën e Pllumb Shpatit jetonin 3 familje, 17 anëtarë. Babai i tij thotë se nuk kanë asnjë konflikt dhe se së fundmi djali i tij nuk ka patur asnjë kërcënim.
“Ka ndodhur ne oren 4 te mengjesit. Ishim gjithe ne gjume. Ishte shpërthim i fuqishem. Mendoj se ka ardhur per shkak te detyres te djalit. Probleme me kend nuk kemi patur. I kerkoj shtetit qe te beje detyren dhe ta zbardhë. Kemi qene 17 vete brenda shtepise, 3 familje nga kati i pare ne te tretin”, deklaroi Gjergj Shpati, babai i shefit të Krimeve Shkodër.
Fraksion.com