Ushtria ukrainase: Rusia nuk ka kontroll mbi Soledar
Ushtria e Ukrainës mohon që forcat ruse të kenë marrë kontrollin e Soledarit dhe shtoi se intensiteti i betejave në zonë mund të krahasohet me luftimet në Luftën e Dytë Botërore.
Serhiy Cherevatyi, zëdhënësi i komandës ushtarake lindore, i tha televizionit ukrainas se beteja për Soledar ishte thelbësore dhe se forcat ukrainase nuk i kishin lejuar forcat ruse të depërtojnë në vijat e frontit.
“Qyteti nuk është nën kontrollin e Federatës Ruse. Tani po zhvillohen beteja të ashpra”, tha ai.
“Ka një situatë të komplikuar atje”.
Ai shtoi se komanda ushtarake “po punonte tani për të stabilizuar situatën me ndikimin maksimal për armikun dhe humbjet minimale për Ukrainën”.
“Intensiteti i betejave pranë Bakhmut mund të krahasohet me Luftën e Dytë Botërore”, tha ai.
Fraksion.com