Aksidenti me 3 viktima dhe 4 të plagosur në rrugën e Arbrit, arrestohet drejtuesi i “Benz”-it
Është vënë në pranga sot drejtuesi i mjetit tip “Benz” që u përfshi dje në aksident në rrugën e Arbrit, me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e katër të tjerë.
Mësohet se është arrestuar Edison Lazri, i cili dyshohet se ka thyer rregullat e qarkullimit duke drejtuar mjetin tej shpejtësisë së lejuar.
Në aksidentin tragjik humbën jetën 3 anëtarë të një familje dhe u plagosën 4 të tjerë.
1. Kujtim Istrefi (Dehari ) – 57 vjeç (Maqellarë – Dibër)
2. Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç (Maqellarë – Dibër)
3. Lulëzime Istrefi (Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër)
TE PLAGOSUR
1. Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
2. Edison Lazri – 29 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)
3. Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër)
4. Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër
Fraksion.com