“Do të jem këtu edhe për ca më gjatë”, Yuri Kim: Kjo është kohë vendimtare për reformën në drejtësi. SHBA nuk do të ndalojë e as ju nuk duhet
E pranishme në konferencën “Konsolidimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, ambasadorja amerikane Yuri Kim dha mesazhe të forta sa i takon reformës në drejtësi si edhe pritshmëritë e SHBA në të ardhmen për këtë cështje.
“Drejtësia nuk ka pasur punën e lehtë. Shpresojmë që drejtësia shqiptarë të arrijë rezultate të larta në mënyrë që ajo të sjellë drejtësi për shqiptarët. Jemi krenar që jemi partner me BE jo vetëm në mbëhstetje të KLGJ por për të gjithë reformën. Shikoni sa larg keni arritur deri tani 4 vite më parë në Gjykata e Lartë kishte vetëm 4 gjyqtarë, sot na mungojnë vetëm tre dhe shpresoj të gjehen shpejt.
Kur unë mbërrita në janar 2020, ishte e mundur të kishim një GJ.Kushtetuese funksionale. Ka kaluar mjaft kohë duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit. Duhet të gjejmë një mënyrë. Populli shqiptar dhe amerikan, presin drejtësi, jo hakmarrje, që të dinë se kur të vijnë në gjykatë do të jenë të barabartë përpara ligjit. Do e dinë se marrin drejtësi në kohë. Ka qenë e rëndësishme për ne si SHBA në uljen e cështjeve të prapambetura.
E kuptojmë frustrimin e popullit shqiptar, nuk është e drejtë. Të vazhdojmë të bëjmë përparim, t’i japim njerëzve në drejtësi. Me ndihmë kjo mund të realizohet. Plotësojeni gjykatën, ecni sa më shpejt të mundeni, kjo është kohë vendimtare për reformën në drejtësi.
Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme, por njerëzit duan më shumë, dhe ne biem dakord me ta duhet të ketë më shumë. Nuk është kohë për t’u shlodhur, ka patur gabime e vështirësi, por ky është një proces njerëzor. SHBA nuk do të ndalojë e as ju nuk duhet. Që ju të mund t’ia dilni mbanë.” u shpreh Kim.
Ndër të tjera ambasadorja amerikane, theu heshtjen lidhur me përfundimin e mandatit të saj në Shqipëri, ndërsa garantoi se do të jetë këtu edhe për ca më gjatë.
“Kam tre vite në Shqipëri, dhe do jem këtu edhe për ca më gjatë. Ka një sfidë të madhe këtu. Kjo nuk ndodh se Shqipëria është në mënyrë unikale e korruptuar e keqe, jo kjo është marri, por ka histori këtu.
Ky është një vend i vogël, vendimet për drejtësi na ndikojnë të gjithëve. Vendime për atë se kush do të jetë kreu i atij institucioni apo tjetrti. Ka ardhur koha për të thënë se Shqipëria është gati për fazën tjetër.
Ju jeni ulur ngjitur me ne në KS të OKB. Ka zhvillime strategjike që janë kaq pranë për t’u bërë të vërteta. Marrëdhënia me SHBA, investimet amerikane s’kanë qenë kurrë më të larta. Duhet të ketë më shumë, por duhet të ketë drejtësi. Ata duhet ta dinë se kur shkojnë në gjykatë gjykatësi do vendosi për atë që është në përputhje me ligjin jo kush ka paguar më shumë apo ka bërë kërcënimin.”– theksoi ambasadorja Kim, ndërsa shprehu edhe një herë mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi.”- vijoji Kim.
Fraksion.com