AktualitetKosovaTë fundit

Musliu: Policët e Kosovës tash e 55 orë të ngujuar në Jarinjë, rezervat ushqimore kanë filluar t’iu përfundojnë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur që sipas informacioneve që ajo posedon, Policia e Kosovës tash e 55 orë është duke qëndruar në pikën kufitarë në Jarinjë pa ndërrim.

Sipas Musliut, ky nuk është problemi i vetëm, pasi që rezervat ushqimore të këtyre policëve, kanë filluar që të përfundojnë.

“Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qëndrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë. Përveç lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit”, ka thënë Musliu

Sipas sajë, qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të njoftojë për gjendjen e policisë.

” Qveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjendjen e policëve”, ka deklaruar ajo

Musliu ka kërkuar që urgjentisht të gjendët një zgjidhje për të bërë ndërrimin e policëve si dhe të behët furnizimi më ushqim.

 

Fraksion.com